Rritet në 108 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi

Evropë

Rritet në 108 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi

Më: 28 mars 2020 Në ora: 20:47
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 16 vdekje të reja nga koronavirusi në Turqi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 108, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri Koca po ashtu njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në vend është rritur në 7.402, me 1.704 raste të raportuara vetëm në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, njoftojnë autoritetet shëndetësore të vendit, 70 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi nga spitalet, ndërsa 445 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Autoritetet theksojnë se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 7.641 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve deri më tani është 55.464.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani në të gjithë botën janë raportuar mbi 620 mijë raste të koronavirusit, prej të cilave mbi 28.600 kanë vdekur dhe mbi 135.700 janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat