Gjermania nuk do të heqë kufizimet e koronavirusit para 20 Prillit

Evropë

Gjermania nuk do të heqë kufizimet e koronavirusit para 20 Prillit

Më: 28 mars 2020 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Gjermania nuk po planifikon të qetësojë kufizimet aktuale në jetën publike para datës 20 Prill.

Kështu ka thënë kreu i Kancelarisë së Angela Merkel, Helge Braun për një gazetë kombëtare.

Këto komente Braun i bëri vetëm disa ditë pasi vendi prezantoi masa gjithëpërfshirëse në mbarë vendin, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Këtë javë, shumica e dyqaneve të ushqimit dhe argëtimit  do të mbyllen, së bashku me shkollat, universitetet dhe dyqanet jo thelbësore.

“Ne nuk do të diskutojmë për asnjë zbutës [të kufizimeve] deri në 20 prill dhe deri atëherë, të gjitha masat do të qëndrojnë në vend,” i tha Braun Der Tagesspiegel, duke shtuar se duhet të jetë e qartë pas Pashkëve nëse kufizimet kanë ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Ndryshe, shkalla e infeksionit nga koronavirusi në Gjermani po dyfishohet çdo tre deri në pesë ditë. Shifrat e fundit për vendin nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë mbi 53 mijë të infektuar dhe 395 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat