Shpresë për Italinë: Ulet numri i të infektuarve, trefishohet numri i të shëruarve

Evropë

Shpresë për Italinë: Ulet numri i të infektuarve, trefishohet numri i të shëruarve

Më: 28 mars 2020 Në ora: 22:09
Ilustrim

Sipas të dhënave të pak minutave më parë nga Mbrojtja Civile në Itali, sot numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm.

3 mijë e 651 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa dje kanë qenë 4 mijë e 401.

Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë por më i ulët se dje, sot janë regjistruar 889 viktima, ndërsa dje ishin 969.

Të shëruarit sot janë trefishuar, 1 mijë e 434 perona kanë lënë spitalet vetëm sot, ndërsa dje kanë qenë 589.

Ndërsa numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjek pas Spanja dhe Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat