Ish-ministri francez bëhet politikani më i vjetër në Evropë që vdes nga coronavirusi

Evropë

Ish-ministri francez bëhet politikani më i vjetër në Evropë që vdes nga coronavirusi

Më: 29 mars 2020 Në ora: 12:53
Patrick Devedjian

Patrick Devedjian është ish-ministri francez që vdiq sot nga coronavirusi, duke u bërë kështu politikani më i vjetër në Evropë që vdes nga kjo sëmundje.

Ditë më parë, 75-vjeçari kishte shkruar se është i lodhur por me gjendje të mirë, por nuk mundi t’i mbijetonte virusit.

Që nga e mërkura, babai i katër fëmijëve ishte shtruar ën një spital në Paris, ku po trajtohej për simptoma të lehta, ndërsa nuk kishte ndonjë sëmundje tjetër.

“Gjendja e tij ndryshoi shumë gjatë ditës së sotme, mjekët vendosën ta vënë në koma artificiale, por ai nuk mbijetoi”, thuhet në raportin mjekësor.

Vetëm disa ditë më parë, Devedjian që ishte president i këshillit të Hauts-de-Seine, shkroi se është diagnostikuar me coronavirus, ndërsa po bashkëpunon me mjekët dhe infermierët që ta ketë gjendjen nën kontroll.

Republikani konservativ Devedjian, gjatë kohës së presidencës së Nicola Sarkozy, ka qenë në krye të disa ministrive. Ai bëhet një nga disa politikanët evropian, që është infektuar nga kjo pandemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat