Mbreti i Tajlandës e rezervon tërë hotelin luksoz në Gjermani për t’u izoluar nga Coronavirusi

Evropë

Mbreti i Tajlandës e rezervon tërë hotelin luksoz në Gjermani për t’u izoluar nga Coronavirusi

Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:27
Mbreti i Tajlandës e rezervon tërë hotelin luksoz në Gjermani për t’u izoluar nga Coronavirusi

Mbreti i Tajlandës e ka rezervuar tërësisht një hotel luksoz në pjesën jugore të Gjermanisë për t’u izoluar nga Coronavirusi për dy javë, ndonëse testi i ka dalë negativ.

Mbreti Maha Vajiralongkorn besohet t’i ketë rezervuar të gjitha dhomat e hotelit “Grand Hotel Sonnenbichl” në Bavari për t’u izoluar nga pandemia e Coronavirusit.

Tabloidi gjerman “Bild” ka raportuar se burri 67-vjeçar e ka rezervuar tërë hotelin me lejen e këshillit lokal, shkruan “Daily Mail”.

Tajlandezi e ka një shtëpi të dytë në Gjermani, ku e kalon një pjesë të madhe të kohës. Besohet se ai nuk është parë në vendlindje që nga muaji shkurt.

Lajmi për izolimin e mbretit të Tajlandës erdhi pasi u raportua se shtatë pjesëtarë të stafit të mbretit të Malajzisë janë diagnostikuar me Coronavirus.

Malajzia i ka më shumë se dy mijë raste të konfirmuara të koronavirusit, duke u bërë vendi më i prekur në Azinë Juglindore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat