Hajni nuk kurseu as punonjësen shëndetësor, ia vodhi biçikletën derisa ajo po punonte jashtë orarit

Evropë

Hajni nuk kurseu as punonjësen shëndetësor, ia vodhi biçikletën derisa ajo po punonte jashtë orarit

Më: 29 mars 2020 Në ora: 16:09
Foto Ilustrim

Biçikleta lidhur për rrethojat e një spitali në Leicester të Anglisë, është vjedhur nga një hajn i cili e shkëputi dhe u largua me shpejtësi.Stafi i spitalit nxituan që ta ndalonin, por ai ishte shumë i shpejtë dhe u largua me shpejtësi.

Kjo biçikletë i përkiste një punonjëse shëndetësore, me të cilën udhëtonte çdo ditë për të shkua në shtëpi, pasi nuk ka ndonjë mjet tjetër transporti.Gjithçka ndodhi kur ajo ishte duke punuar jashtë orarit, në mënyrë që të ndihmojë në trajtimin e të sëmurëve me coronavirus.

“Të vjedhurit e biçikletës në këtë situatë, është gjëja me e ulët që do ta bënte dikush. Mund t’i përkiste ndonjë të sëmuri, apo mjekut që do ta shëronte atë”, është thënë lidhur me ngjarjen.Forcat e rendit janë duke e hetuar këtë vjedhje, ndërsa po bëjnë përpjekje që ta gjejnë dhe t’ia kthejnë sërish. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat