Serbia me 24 orë ndalesë të lëvizjes nëse qytetarët shkelin masat kundër COVID-19

Evropë

Serbia me 24 orë ndalesë të lëvizjes nëse qytetarët shkelin masat kundër COVID-19

Më: 29 mars 2020 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar sonte masa drastike për kufizimin e lirisë së lëvizjes në rrugë gjatë pandemisë me koronavirus.

Ai gjatë një emisioni të “TV Prva” tha se nëse sjellja e qytetarëve të Serbisë nuk ndryshon, atëherë ai do t’i propozojë Qeverisë që të prezantojë një shtetrrethim 24 orë.

“Kjo do të thotë se askush nuk mund të dalë në rrugë. Nëse është e nevojshme, ne do ta marrim atë vendim dhe kushdo që del në rrugë do të arrestohej”, u shpreh Vuçiq.

Në Serbia janë konfirmuar 741 raste me koronavirus, prej tyre 13 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat