‘Nuk po shoh ndonjë virus përreth’, shokon presidenti i Bjellorusisë

Evropë

‘Nuk po shoh ndonjë virus përreth’, shokon presidenti i Bjellorusisë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 08:43
Aleksander Lukashenko

Në një kohë pandemie, ku shtetet kanë marrë masa të rrepta duke ndaluar lëvizjen e njerëzve e duke mbyllur gjithçka, në Bjellorusi jeta vazhdon njësoj.

Deri tani në këtë shtet, sipas raportimeve nga mediat e huaja, janë shënuar 94 raste me koronavirus, megjithatë presidenti ka refuzuar të marrë masa.

Aleksander Lukashenko luajti në një ndeshje hokej dhe kur u intervistua nga gazetarët tha se ‘nuk sheh ndonjë virus të fluturojë përreth’.

Ndërkohë që nuk ka asnjë provë që koronavirusi mund të shihet me sy të lirë.

“Nuk ka viruse këtu. Ke parë gjë viruse duke fluturuar përreth ti? Sporti, frigoriferi (akulli i pistës së hokejt) është kura më e mirë”, tha presidenti duke habitur të gjithë me deklaratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat