Francë: Treni i shpejtë shndërrohet në spital për të mjekuar pacientët me COVID-19

Evropë

Francë: Treni i shpejtë shndërrohet në spital për të mjekuar pacientët me COVID-19

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Franca ka filluar të bëjë bartjen e pacientëve të prekurt me koronavirus në mënyrë të organizuar tek qendrat spitalore.

Një ndër mjetet që autoritetet po shfrytëzojnë për ta kryer një shërbim të tillë është edhe treni i shpejtë TGV, i cili besohet të ketë të gjitha pajisjet e duhura mjekësorë, shkruajnë mediet e huaja.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivie Veran, ka thënë se treni i këtillë është i pari në Evropë që po kryen këto lloj shërbimesh.

Operacione të tjera të evakuimit po kryhen me aeroplan të Airbus. Forcat ajrore po i dërgojnë nëpër spitale edhe me helikopter. Ndër të tjera, shumë spitale ushtarake kanë hapur dyert për civilët që janë prekur virusi pandemik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat