Jeta në Madrid në kohën kur pandemia po kulmon, historia e të riut që po frikësohet se numri i të vdekurve mund të shkojë në 10 mijë

Evropë

Jeta në Madrid në kohën kur pandemia po kulmon, historia e të riut që po frikësohet se numri i të vdekurve mund të shkojë në 10 mijë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:26
Foto Ilustrim

Spanja zë vendin e dytë në botë për nga numri i të vdekurve pas Italisë, si dhe është vendi i katërt për nga numri i të infektuarve.“Është diçka e keqe”, thotë 35-vjeçari Gonzalo Kaseron, banor i Madridit.

Në Spanjë gjatë të shtunës numri i të vdekurve nga coronavirusi ka shkuar në 832, që është dita më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i kësaj sëmundje, kurse numri total i viktimave në këtë vend ka shkuar në 5.690. E një ditë më herët kanë ndërruar jetë 769 persona, shifra të ngjashme ka dhënë edhe qeveria kur zbuloi të dhënat zyrtare.

Në vetëm katër ditët e fundit kanë humbur jetën 3 mijë persona.

“Në një moment duhet të bie numri i të vdekurve, por frikësohem se gjatë dy muajve të ardhshëm, numri i  viktimave do të shkojë në 10 mijë”, shtoi Gonzalo.

Tash e dy javë ai është mbyllur në apartamentin e tij, kurse deri vonë është kollitur duke u frikësuar se mund të jetë infektuar, megjithatë kollitja është reduktuar dukshëm në 48 orët e fundit.

Të shtunën numri i të sëmurëve të rinj është rritur për 8.190, duke bërë që numri total të shkojë në mbi 80 mijë, kurse po të njëjtën ditë në aeroportin e Madridit ka ateruar një aeroplan transportues me 1.2 milionë maska mbrojtëse.

Qeveria spanjolle i kishte porositur nga jashtë me qëllim që punonjësit shëndetësor nëpër spitale dhe shtëpi të jenë sa më të përgatitur. E ministria e Shëndetësisë në Spanjë, ka njoftuar se deri më tani janë shëruar 12.290 persona nga 72.250 sa janë në total të tjerë që vazhdojnë të vuajnë ngas ky virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat