Spanja ia kalon Kinës për nga numri i të prekurve me coronavirus

Evropë

Spanja ia kalon Kinës për nga numri i të prekurve me coronavirus

Më: 30 mars 2020 Në ora: 13:07
Foto Ilustrim

Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i të prekurve me coronavirus, raporton AP.Numri i të prekurve me virusin vdekjeprurës në Spanjë që i ka 47 milionë banorë, ka arritur sot në 85.195, që është një rritje prej 8 për qind krahasuar me të dielën, kurse para saj gjenden vetëm SHBA dhe Italia.

Në 24 orët e fundit, në Spanjë janë regjistruar 6.398 persona të prekur me coronavirus, kurse nga pasojat e këtij virusi deri më tani kanë humbur jetën 7.340 persona, raporton Reuters.

Në Madrid ku edhe është regjistruar gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekurve, janë ulur flamujt në gjysmë shtizë, pasi që autoritetet e vendit e kanë shpallur ditë zie, kurse pritet në orët e para të mbrëmjes të mbahet një minutë heshtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat