Vdes peshkopi serb, pas infektimit me koronavirus

Evropë

Vdes peshkopi serb, pas infektimit me koronavirus

Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:36
Peshkopi Milutin

Peshkopi i Valjevës i Kishës Ortodokse Serbe, 71-vjeçari Milutin, ka vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Qendrën Klinike Spitalore “Dragisha Mishoviç” në Beograd, me çka numri i të vdekurve në Serbi sot ka arritur në 14 veta.

“Me pikëllim dhe besim të madh në ringjalljen në Mbretërinë Qiellore, informojmë publikun se mbrëmë ka vdekur ati ynë i dashur shpirtëror, Peshkopi Milutin i Valjevës, në Spitalin Klinik “Dragisha Mishoviç” në Beograd, pas një sëmundje të shkurtër të shkaktuar nga koronavirusi”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Peshkopisë.

Sipas të dhënave të fundit, në Serbi janë regjistruar 741 raste me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat