Bizneset në Francë bëjnë kërkesë për ndihmë shtetërore për 2.2 milionë punëtorë pas pandemisë së Coronavirusit

Evropë

Bizneset në Francë bëjnë kërkesë për ndihmë shtetërore për 2.2 milionë punëtorë pas pandemisë së Coronavirusit

Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:17
Foto Ilustrim

Bizneset në Francë po nxitojnë të përfitojnë nga ndihma qeveritare për të mbajtur në listën e pagave të tyre mbi 2.2 milionë punëtorë, pasi pandemia e Coronavirusit ka bërë që shumë kompani të bllokojnë aktivitetin e tyre.

Sipas ministres franceze të Punës, Muriel Penicaud numri i kompanive që kanë aplikuar për të përfituar nga ndihma shtetërore u rrit me 65 mijë brenda një dite, nga 220 mijë që ishin të premten e kaluar, shkruan Bloomberg.

Penicaud tha se prodhuesit, hotelet dhe restorantet, industria e ndërtimit dhe shitësit me pakicë të ushqimeve janë ndër më të goditurit.

Qeveria franceze ka ndarë 8.5 miliardë euro gjatë dy muajve për të ndihmuar kompanitë që përkohësisht janë pezulluar për shkak të bllokimit dhe për të siguruar që ata mund të fillojnë përsëri punën kur kriza të ketë mbaruar.

I ashtuquajturi Sistemi i Pjesshëm i Papunësisë, bizneset paguajnë 70 për qind të pagave bruto të punëtorëve të papunë dhe marrin 100 për qind rimbursim nga shteti me një kufi të vendosur në 4.5 herë mbi pagën minimale.

“Ky sistem kufizoi rritjen e numrit të regjistrimeve të punëkërkuesve në 20 mijë në javën e tretë të muajit mars kundrejt një viti më parë. Punësimi ra me 70 për qind”, tha ministrja, pa dhënë një afat kohor se sa do të zgjasë kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat