Kundërshtohet projektligji për kompetencat e qeverisë hungareze

Evropë

Kundërshtohet projektligji për kompetencat e qeverisë hungareze

Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:27
Kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë një fjalimi në parlament.

Parlamenti hungarez pritet t'i japë qeverisë kompetenca të reja për të zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Më shumë se 100,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër tij.

Por, partia konservatore e Fidez e kryeministrit Viktor Orban ka një shumicë të konsoliduar në parlament, raporton BBC.

Sipas një sondazhi të agjencisë pro-qeveritare Nezopont, 90% e qytetarëve duan një zgjatje të ligjit të urgjencës, dhe 72% pajtohen që kodi penal të forcohet.

Por, partitë opozitare dhe grupet e të drejtave të njeriut, akuzojnë qeverinë për përfshirjen e disa masave ekstreme në ligj, për të cilat, siç thonë, asnjë parti opozitare në asnjë demokraci nuk do të mund të pajtohej kurrë.

Këto masa përfshijnë dhënien e kompetencave speciale për qeverinë në një periudhë të pacaktuar, zvogëlimin e kontrollit demokratik dhe kërcënimin e gazetarëve me burgim. Në këtë kuptim, ata e shohin ligjin si një mashtrim politik nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat