Covid-19/ Prej shtatë ditësh në izolim, si është gjendja shëndetësore e Princit Charles

Evropë

Covid-19/ Prej shtatë ditësh në izolim, si është gjendja shëndetësore e Princit Charles

Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:34
Princi Charles

Princi Charles po qëndron në vetë-izolim pasi rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit. 71-vjeçari ka kaluar shtatë ditë në shtëpinë e tij në Skoci pasi shfaqi simptoma të lehta.

Bashkëshortja e Princit, dukesha e Cornwall, 72 vjeçe, u testua dhe rezultoi negative por do të qëndrojë në izolim deri në fund të javës.

Zyrtarë të pallatit mbretëror thonë se princin është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po zbaton të gjitha rregullat.

"Shtëpia Clarence ka konfirmuar se Princi i Wales që qëndron në vetë-izolim dhe është konsultuar me mjekun e tij", tha zëdhënësi, raporton BBC.

Princi Charles po kalon ditët e karantinës në shtëpinë e tij në Birkhall.

Sipas udhëzimeve të qeverisë, kushdo që ka simptoma duhet të izolohet për shtatë ditë, ndërsa të gjithë që jetojnë në familjen e tyre duhet të izolohen për dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat