Rriten vdekjet nga Koronavirusi në Britani të Madhe

Evropë

Rriten vdekjet nga Koronavirusi në Britani të Madhe

Nga: M.L Më: 30 mars 2020 Në ora: 18:08
Ilustrim

Vdekjet nga koronavirusi në Angli rriten në 1 mijë e 284. Kjo pasi 159 më shumë njerëz vdiqën katër prej të cilëve nuk vuanin nga ndonjë sëmundje kronike.

Departamenti i Shëndetësisë deri më tani ka regjistruar 19 mijë 522 raste pozitive me Covid-19 në Britani.

Në një deklaratë nga NHS England thuhet: "159 persona të tjerë, të cilët dolën pozitivisht  me testin për Koronavirus (Covid-19) kanë vdekur, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara të raportuara në Angli në 1 mijë 284".

Pacientët ishin të moshës midis 32 dhe 98 vjeç, por katër pacientë (të moshës 56 deri 87 vjeç) nuk vuanin nga ndonjë sëmundje kronike, shkruan The Sun, përcjell “Bota sot”.

Dje, 209 vdekje të tjera u njoftuan në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Sot, Skocia regjistroi gjashtë vdekje të tjera, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 47.

62 persona kishin vdekur në Uells pas 14 vdekjeve të tjera që u regjistruan që nga dje.

Në Irlandën Veriore, 22 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Deri më tani, 1 mijë e 563 njerëz në Skoci kanë dalë pozitiv në testin për virusin, deri në 179 që nga dita e djeshme.

Numri i njerëzve në Uells me virus qëndron në 1 mijë e 451.

Në Irlandën Veriore shkalla e infeksionit është më e ulët, në 533.

Sipas njërit prej këshilltarëve kryesorë të shëndetit të qeverisë, shpërthimi tani "po fillon të ngadalësohet" - por vdekjet do të vazhdojnë të rriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat