Më shumë se 400 njerëz kanë vdekur në Francë në 24 orët e fundit

Evropë

Më shumë se 400 njerëz kanë vdekur në Francë në 24 orët e fundit

Nga: E.B Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:26
Ilustrim

418 persona të tjerë me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Francë, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë Jérôme Salomon.

Kjo është një rritje prej 43% në shifrat e së dielës, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjes nga koronavirusi në më shumë se 3,000 që nga 1 mars.

Salomoni tha që Franca tani ka gjithsej 44.150 raste të konfirmuara të virusit.

Midis 21,000 pacientëve me koronavirusë në spitale, më shumë se 5000 pacientë aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat