Rrëfimet e pacientëve që kanë fituar betejën ndaj coronavirusit: Kam bërë jetë të shëndetshme, por për pak ditë përfundova në repartin e kujdesit intensiv

Evropë

Rrëfimet e pacientëve që kanë fituar betejën ndaj coronavirusit: Kam bërë jetë të shëndetshme, por për pak ditë përfundova në repartin e kujdesit intensiv

Më: 31 mars 2020 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Është duke u rritur numri i personave të shëruar nga coronavirusi nëpër botë. Por rrëfimet e disa prej tyre që kanë qenë të sëmurë dhe janë shëruar, paralajmërojnë për atë se sa i paparashikueshëm është ky virus. Me një fjalë – nuk ka rregulla.

Shembuj inkurajues vijnë nga të gjitha anët e botës – 95-vjeçarja nga Zvicra brenda një jave ishte detyruar të shtrihet në repartin e kujdesit intensiv për shkak të coronavirusit që e kishte prekur, duke refuzuar t’i nënshtrohet terapisë së respiratorit, megjithatë në fund ia ka dalë të shërohet.

“Shpresoj se do ta rikthej fuqinë  dhe të jetoj edhe pak. Kam mbesa, nipa të cilët do të doja t’i shihja edhe pak dhe të bisedojë me ata”, ka deklaruar Gertrudas Farton.

Megjithatë ka edhe prej atyre që paralajmërojnë se askush nuk është i sigurtë. Avokati italian Andrea Napoli, tërë jetën është marrë me sport, ka bërë jetë të shëndetshme dhe për asnjë moment nuk ka pirë cigare.

Por, atë coronavirusi e “rrëzoi”. Kishte temperaturë të madhe, nuk mund të merrte frymë, ka qenë aq shumë i dobët sa që nuk ka mundur të ngritët nga shtrati. Në fund ka përfunduar në respirator.

“Për nëntë ditë kam marrë frymë me ndihmën e bombolës me oksigjen. Situata të tilla duhet t’i përjetosh që t’i kupton gjërat më me seriozitet. Nuk është një grip i thjeshtë. Kurrë nuk jam gjendur në situata të tilla. Jam 33-vjeç dhe gjithmonë kam bërë jetë të shëndetshme, por as kjo nuk më ndihmoi – përfundova në repartin e kujdesit intensiv”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat