Në këtë shtet të Evropës, vetëm brenda 24 orëve u shënuan më shumë se 840 viktima nga koronavirusi

Evropë

Në këtë shtet të Evropës, vetëm brenda 24 orëve u shënuan më shumë se 840 viktima nga koronavirusi

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:59
Foto Ilustrim

Spanja e ka shënuar ditën më të rëndë deri më tani sa i përket viktimave të koronavirusit me 849 vdekje të reja në 24 orët e fundit. Kështu, shifra e përgjithshme e të vdekurve në këtë shtet shkoi në 8189.

Edhe numri i personave të infektuar u rrit për 9222, duke e çuar në 94 mijë e 417 shifrën e të infektuarve që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Këto raste paraqesin rritjre prej 10.8 për qind të shifrës së përgjithshme dhe i dhanë fund disa ditëve me shifra në rënie. Rastet e sotme e goditën shpresën për fundin e kulmit të gjendjes së rëndë.

Spanja tashmë është bërë vendi i tretë në botë me numrin më të madh të të infektuarve pasi e kaloi Kinën dhe tash ndodhet pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, shkruan “Daily Mail”.

Qeveria spanjolle ka marrë masa edhe më të ashpra për kufizimin e lëvizjes gjatë kësaj jave, pavarësisht ndikimit negativ të tyre në ekonomi.

Qindra mijëra spanjollë kanë aplikuar për asistencë sociale për të papunët që nga fillimi i zbatimit të masave në mesin e  muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat