Rusia shtrëngon masat për COVID 19, 7 vite burg kush shkel karantinën

Evropë

Rusia shtrëngon masat për COVID 19, 7 vite burg kush shkel karantinën

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:37
Rusia

Në Rusi së fundmi ligjvënësit kanë miratuar legjislacionin që i lejon kryeministrit rus, Mikhail Mishustin, që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Ky projektligj i lejon tani qeverisë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë shtetin dhe të prezantojë zbatim të masave të detyrueshme gjatë kësaj periudhe.

Deputetët kanë miratuar edhe dënim me burg deri në pesë vjet për ata persona që “me qëllim” shpërndajnë informacion të rremë dhe deri në shtatë vjet burgim për personat që shkelin rregullat e higjinës apo masën e karantinës.

Miratimi i këtij dokumenti vjen në kohën kur të dhënat e zyrtarëve shëndetësorë tregojnë se brenda 24 orëve në Rusi është raportuar për 500 persona të infektuar apo 2,337 persona në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat