Fon der Lajen: Vendet e BE-së duhet te mbrojnë vlerat bazë të Unionit

Evropë

Fon der Lajen: Vendet e BE-së duhet te mbrojnë vlerat bazë të Unionit

Nga: F. B. Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:52
BE

 Kreu i Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen ka theksuar rëndësinë e madhe të masave të jashtëzakonshme të qeveritë e vendeve anëtare të BE-së po aplikojnë kundër krizës shëndetësore të nxitur nga epidemia e virusit Corona që nuk janë në dëm të parimeve themelore dhe vlerave të Unionit, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Fon der Lajen në një kumtesë për medie tha se BE është themeluar në vlerat e lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e drejtave të njeriut dhe këto vlera janë të përbashkëta për të gjitha anëtaret dhe ata duhet të i mbrojnë në të gjitha sfidat e kohës.

Ajo nënvizoi se tash jetojmë në kushte të jashtëzakonshme dhe qeveritë në parim duhet të kenë mjete e veprimit efikas për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Me rëndësi të veçantë për masat e jashtëzakonshme nuk janë në dëm të parimeve bazë që janë vendosur me marrëveshje” shkruan ajo.

Sipas saj të gjitha masat e jashtëzakonshme duhet të jenë të kufizuara në atë që është e nevojshme dhe nevojshme  dhe nuk duhet të jenë të pacaktuara.

“Aq më tepër qeveritë duhet të sigurojnë se masat e tilla i janë nënshtruar kontrollit të rregullt”, tha ajo.

Si shkruan ajo, demokracia nuk mund të veproj pa medie të lira dhe pavarura ndërsa respektimi i lirisë së shprehjes dhe siguria juridike janë të domosdoshme në secilën kohë.

“Tash është më e rëndësishme se asnjëherë më parë që gazetarët të mund të bëjnë punën lirshëm edhe saktë, që të ju kundërvihen dezinformatave dhe të sigurojnë qytetarin nga informacionet e dyshimta” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat