Italia po përparon! Shërohet 39-vjeçari me koronavirus falë këtij ilaçi

Evropë

Italia po përparon! Shërohet 39-vjeçari me koronavirus falë këtij ilaçi

Më: 31 mars 2020 Në ora: 22:38
Ilustrim

Shifrat e të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi në Itali janë çdo ditë tronditëse, por më në fund vjen një lajm i mirë.

Një pacient 39-vjeçar që ishte shtruar në spitalin Sant’Anna e San Sebastiano është shëruar nga koronavirusi pas trajtimit me ilaçin Remdesivir, raporton gazeta italiane La Reppublica. Në ato pak raste ku është përdorur ilaçi deri tani, ka rezultuar pozitiv ndaj armikut të padukshëm.

Antivirali, i cili është vënë në dispozicion falas nga kompania farmaceutike Gilead, nuk ka dalë ende në treg.

Në bashkëpunim me Aifa dhe ministrinë, po aktivizohet një protokoll që parashikon përdorimin e gjerë të ilaçit. Së fundmi, Remdesivir është vënë në dispozicion të pacientëve me simptoma të rënda të Covid-19 në 12 qendra.

Në listë përfshihen, spitali Sacco në Milano, Poliklinika e Pavisë, spitali i Padovës, ai i Parmës dhe Spallanzani i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat