Koronavirus, mjekët në Itali: Maskat po na infektojnë

Evropë

Koronavirus, mjekët në Itali: Maskat po na infektojnë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:45
Ilustrim

Italia është shteti me numrin më të madh të viktimave në botë nga koronavirusi, ku nuk kanë munguar rastet e infeksionit tek mjekët dhe infermierët.

Për këtë arsye, maskat dhe veshjet mbrojtëse janë tepër të rëndësishme. Por është bërë një gabim nga Mbrojtja Civile në dërgimin e maskave për mjekët që janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.

Ky është ‘aksidenti’ i dytë pasi u dërguan maska të papërshtatshme në spitale, gjë që shkaktoi zemërim tek drejtuesit e institucioneve rajonale.

Në një email, presidenti i Federatës Kombëtare të Urdhërave Mjekorë, Kirurgëve dhe Stomatologëve Filippo Anelli, thotë se:

"I ngarkuari i jashtëzakonshëm i emergjencës epidemiologjike sapo më ka informuar se maskat që janë në gatishmëri me elementin e sigurisë Ffp2, dërguar nga Mbrojtja Civile nuk janë të autorizuar për përdorim shëndetësor."

Filippo Anelli bëri thirrje që të pezullohet shpërndarja e tyre dhe të informohet çdo mjek apo strukturë që i ka pranuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat