Holanda vazhdon ta zgjat mbylljen e shkollave

Evropë

Holanda vazhdon ta zgjat mbylljen e shkollave

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:19
Holanda

Holanda ka zgjatur mbylljen e shkollave, restoranteve dhe bareve edhe për një muaj, pasi numri i të infektuarve me koronavirus në këtë vend vazhdon të rritet.

Kryeministri Mark Rutte tha se mbyllja do të vazhdojë së paku deri më 28 prill.Holanda nuk është nën izolim të plotë, por njerëzit janë inkurajuar që të praktikojnë distancimin fizik dhe të punojnë nga shtëpitë.

Tubimet e më shumë se tre njerëzve që nuk jetojnë bashkë, janë të ndaluara.

Deri më 31 mars, Holanda ka pasur afro 13,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 1,059 viktima nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat