Greqia aspak humane: Arreston mijëra migrantë, i vendos qëllimisht në burgje që të përhapin koronavirusin

Evropë

Greqia aspak humane: Arreston mijëra migrantë, i vendos qëllimisht në burgje që të përhapin koronavirusin

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:31
Emigrantët

Greqia ka arrestuar mijëra migrantë të dyshuar se kishin koronavirus, duke i vendosur ata në qendrat e paraburgimit aty ku me gjasë do përhapej virusi edhe më shumë, sipas një grupi të drejtave të njeriut.

Human Right Watch pretendoi se autoritetet në Greqi po mohonin të drejtën e refugjatëve për të paraqitur kërkesa për azil , përfshirë shumë fëmijë dhe njerëz të cenueshëm, në kushte abuzive.

Grupi thotë se 2,000 migrantët dhe azilkërkuesit u “arrestuan në mënyrë arbitrare” dhe u vendosën në lagjet e “papranueshme”.

Grupet kanë paralajmëruar se një shpërthim i koronavirusit vrasës mund të përfshijë lehtësisht nëpër ato kampe, të cilat kanë parë mijëra njerëz të kapur në kampe të varfëra, të përshtatshme për të strehuar vetëm 6.000.

Dhe HRW pretendon se shumë nga njerëzit që janë detyruar të izolohen përfshijnë ata me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe gratë shtatzëna, po jetojnë pa asnjë masë paraprake shëndetësore.

Ky veprim, në të vërtetë do të ndihmojë që virusi të përhapet në krahasim me ndalimin e tij plotësisht në ishull.

Greqia, e cila ka marrë miliona fonde nga blloku për ta ndihmuar atë në krizën e migrantëve, është përfshirë në një mosmarrëveshje të gjatë me Turqinë dhe BE për trajtimin e saj të situatës së refugjatëve.

Në fillim të këtij viti, Turqia vendosi të hapë kufijtë e saj për shkak të “qasjes së gabuar” të BE-së për zgjidhjen e çështjes.

HRË thotë se qeveritë janë në gjendje të imponojnë një karantinë për njerëzit e veçantë që mund të kenë kontraktuar ose të ekspozuar ndaj ndonjë sëmundje infektive.

Karantina, sugjeron HRË, duhet të bëhet vetëm për të mbrojtur shëndetin e publikut dhe të mos imponohet në një “mënyrë arbitrare ose diskriminuese”.

Por HRW argumenton se Greqia ka ndaluar migrantët për shkak të statusit të tyre të imigracionit, ndërsa nuk ofron detaje të sakta të mbrojtjes shëndetësore as nga Organizata Botërore e Shëndetit, as nga Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit.

Në një njoftim për shtyp, grupi shtoi: “Gratë, burrat dhe fëmijët janë duke u ndaluar në kushte johigjienike, pavarësisht nëse vendi nga kanë ardhur konsiderohet me rrezik të lartë nga COVID-19, pa asnjë tregues se ato do të lirohen nëse konstatohet se nuk ka viruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat