Zgjatja e kufizimeve në Itali, ministri: Beteja është ende shumë e gjatë!

Evropë

Zgjatja e kufizimeve në Itali, ministri: Beteja është ende shumë e gjatë!

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:34
Itali

Italia do të zgjasë kufizimet e masave anti-koronavirus të vendosura muajin e kaluar, deri më 13 prill, tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza të mërkurën.  "Ne nuk duhet të ngatërrojmë sinjalet e para pozitive me një sinjal "plotësisht të qartë ". Të dhënat tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur dhe se vendimet drastike po japin fryte, "i tha Speranza, Senatit.

Pas ditëve të rritjes së madhe të rasteve, të dhënat këtë javë kanë treguar se ritmi i rritjes së numrit të të infektuarve në Itali është duke u ngadalësuar, me infeksione të reja që shkuan të hënën në 4,053. Vdekjet kanë mbetur kryesisht të qëndrueshme me mbi 800 në ditë.

Speranza shtoi se "beteja (kundër virusit) është ende shumë e gjatë."

Italia ishte vendi i parë perëndimor që futi kufizimet dhe i ka forcuar ato javë për javë, duke ndaluar të gjitha aktivitetet. përveç atyre më jetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat