Princi Charles flet pasi shërohet nga koronavirusi: Është një përvojë e çuditshme dhe shqetësuese

Evropë

Princi Charles flet pasi shërohet nga koronavirusi: Është një përvojë e çuditshme dhe shqetësuese

Më: 1 prill 2020 Në ora: 18:19
Princi Charles

Princi Charles që u shërua një javë pasi u infektua me Covid-19 ka përshkruar publikisht se çfarë ndjeu në ditët e izolimit.  Ai bëri komunikimin e parë publik nga shtëpia e tij në Skoci duke falenderuar punën e palodhshme të stafit mjekësor.

Teksa fliste për ndjenjën që përjetoi, Princi brikanik tha:

“Pasi kalova koronavirusin, fatmirësisht me simptoma të lehta, e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes. Kjo është një përvojë e çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pasi je larg familjes dhe miqve të tu si edhe struktura normale e jetës të është hequr papritmas. Në një kohë kur po përjetojmë kaq shumë ankth, unë dhe bashkëshortja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe anormale si edhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin dhe vetminë”.

Bashkëshortja e tij Kamila, e cila i qëndroi pranë në ditët e izolimit ka rezultuar negative ndaj testit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat