Papa Françesku lutet për mediet dhe gazetarët, të cilët ndihmojnë në krizën e coronavirusit

Evropë

Papa Françesku lutet për mediet dhe gazetarët, të cilët ndihmojnë në krizën e coronavirusit

Më: 1 prill 2020 Në ora: 20:56
Papa Françesku

Papa Françesku ka falënderuar gazetarët dhe anëtarët e mediave për informimin e publikut në kohën e pandemisë së coronavirusit.

“Sot do të doja që të lutemi për të gjithë ata që punojnë në media, që ndihmojnë njerëzit të kalojnë vetminë në kohë të izolimit, që shërbejnë për edukimin e fëmijëve”, tha Papa Françesku gjatë Meshës së sotme.

Ndryshe, edhe mediat, përkatësisht gazetarët janë përballur me rrezikun nga coronavirusi, në tentim për të informuar publikun e gjerë.

Sipas mediave të huaja, deri më tani, 903.826 njerëz janë infektuar me coronavirus në të gjithë botën, me 45.335 të vdekur.

Kontinenti evropian është vatra kryesore e luftës kundër përhapjes së sëmundjes, e cila përmban katër vende të prekura rëndë nga coronavirusi.

Në Itali, 13.111 persona kanë humbur jetën deri më tani, ndërsa 110.574 janë infektuar. Spanja është vendi i dytë më i goditur në Evropë me 102.136 raste dhe 9.053 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat