Koronavirusi përhapet në të gjitha provincat e Turqisë

Evropë

Koronavirusi përhapet në të gjitha provincat e Turqisë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve në Turqi u ngrit në 66 ose gjithsej 277 raste, ndërsa numri i të infektuarve të ri në 2.148, duke çuar bilancin e përgjithshëm në 15.679.

Kjo është bërë e ditur nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koca gjatë një konference për media në Ankara.

Koca tha se 14,369 teste janë bërë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të bëra në 106.799.

Sipas tij, epidemia u përhap në të gjitha provincat, me 60 për qind të infektuar në Stamboll.

Ai tha se Turqia do të bëjë 20.000 deri 25.000 teste çdo ditë javën e ardhshme dhe pastaj të arrijë në 30.000, transmeton KosovaPress.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia do të forcojë masat kundër përhapjes së epidemisë koronare të virusit nëse infeksioni rritet dhe njerëzit injorojnë karantinën “vullnetare”.

Qeveria u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, por njerëzit vazhdojnë të punojnë pasi Erdogan dëshiron të ruajë prodhimin ekonomik dhe eksportet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat