Infermieri italian mbyt partneren: E vrava se më ngjiti koronavirusin!

Evropë

Infermieri italian mbyt partneren: E vrava se më ngjiti koronavirusin!

Më: 1 prill 2020 Në ora: 22:39
Lorena Quaranta, Antonio De Pace,

Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, teksa të gjithë po mundohemi të ruhemi nga Coronavirus.

Lorena Quaranta, një e re që së shpejti diplomohej në mjekësi dhe kishte ëndërr që në të ardhmen të bëhej një pediatre e zonja, ështê vrarë në rrethana misterioze nga i dashuri i saj infermier, me të cilin bashkëjetonte prej tre vitesh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Furci Siculo dhe autori i vrasjen Antonio De Pace, pasi ka mbytur 27 vjeçaren ka tentuar të presi damarët, për t’i dhënë fund edhe jetës së tij.

Para policisë, i riu ka dhënë një arsye absurde si shkak për veprimin e rëndë, duke u shprehur se ‘e vrava se më ngjiti Koronavirus’.

Viktima dhe vrasêsi ju nënshtruan testit të Covid-19, dhe të dy rezultuan negativë.

Të njohurit e çiftit e kanë përshkruar dyshen si njerëz shumë të qetë dhe që asnjëherë nuk kanë qenë problematikë në komunitetin ku jetonin.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat