Tekniku medicinal mbyt të dashurën që ishte mjeke, mendoi se e kishte infektuar me coronavirus – rezultatet treguan të kundërtën

Evropë

Tekniku medicinal mbyt të dashurën që ishte mjeke, mendoi se e kishte infektuar me coronavirus – rezultatet treguan të kundërtën

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:02
Antonio De Pace dhe Lorena Quaranta

Një vrasje e rëndë ka shokuar Italinë, vendin më të goditur në Evropë nga pandemia e coronavirusit.

Mjekja Lorena Quaranta, 27-vjeçe, është gjetur e ngufatur, kurse policia bën të ditur se për vdekjen e saj ishin informuar nga i dashuri i saj Antonio De Pace, i cili u kishte telefonuar duke u thënë: “E kam vrarë, sepse më ka infektuar me coronavirus”.

Me të mbërritur në apartamentin e saj, policia gjeti mjeken të vdekur, kurse De Pace po qëndronte i ulur në dysheme me vena të prera në duar.

Në anën tjetër gjykata ka zbuluar se tekniku medicinal De Pace dhe Quaranta, sipas testeve preliminare, kanë rezultuar negativ ndaj coronavirusit, duke i quajtur pretendimet e tij “budallallëqe”.

Quaranta dhe De Pace kanë punuar së bashku në një spital në Mesina të Sicilisë, ku së bashku me kolegët e tjerë kanë udhëhequr betejën ndaj COVID-19.

De Pace ishte dërguar menjëherë në spital, ku kolegët kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën, kurse disa ditë para vdekjes Quaranta kishte shkruar në Facebook për sfidat me të cilat po ballafaqohet si punonjëse shëndetësore në Itali.

“Tani si kurrë më parë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe dëshirë për jetë. Duhet të respektoni fillimisht veten, familjen dhe vendin ku jetoni”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq De Pace së fundmi në Facebook i kishte kushtuar disa rreshta partneres, duke thënë se është krenar me të, duke e uruar marrjen e diplomës dhe titullin e mjekes.

“Vazhdo të ndjekësh ëndrrat tuaja, gjithmonë jetoje jetën që e ki ëndërruar. Bravo. Urime për marrjen e diplomës”, ka shkruar ai dhjetë ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat