Rritet numri i vdekjeve brenda radhëve të ‘bluzave të bardha’/ 73 të vdekur nga koronavirusi në Itali

Evropë

Rritet numri i vdekjeve brenda radhëve të ‘bluzave të bardha’/ 73 të vdekur nga koronavirusi në Itali

Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Ditën e sotme në shtetin fqinjë të Italisë, kanë ndërruar jetë edhe dy mjekë të tjerë duke e çuar në 73 numrin total të vdekjeve nga bluzat e bardha.  

Është e trishtuar që çdo ditë ashtu siç rritet numri i personave të vdekur në Itali, rritet edhe i mjekëve që humbin jetën. 

Në total numri i i punonjësve shëndetësorë të infektuar deri tani ka tejkaluar 10,000 raste ku rreth 20% janë mjekë.  

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve. Italia është shteti që ka më shumë viktima nga koronavirusi, ku deri tani janë 13 915 persona që kanë humbur jetën dhe mbi 115 mijë të infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat