Italia nuk njeh ulje/ 766 viktima në 24 orë

Evropë

Italia nuk njeh ulje/ 766 viktima në 24 orë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 18:43
Itali

Mbrojtja Civile Italiane sapo ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me të prekurit dhe viktimat e Koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. 

Sipas buletinit të shpërndarë, Italia numëron 766 vdekje të reja në 24 orëshin e fundit duke e çuar numrin total të tyre në 14 681. 

Sa i përket të infektuarve numri ka shkuar në 119 827, ndërsa 24 orët e fundit kemi 4685.  

Edhe të shëruarit qëndrojnë në të njëjtat nivele. 

Numri total i tyre ka arritur në 19759, ndërsa në 24 orët e fundit 1480 persona janë shëruar (dje ishin 1431).

Italia është vendi i dytë në botë, pas SHBA, sa i përket të infektuarve dhe viktimave të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat