Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, shkruan Anadolu Agency.
Në njoftimin e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, thuhet se në bisedë është diskutuar bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), marrëdhëniet Turqi-BE dhe çështjet rajonale.
Gjithashtu Erdogan ka zhvilluar dhe një bisedë me Angela Merkel, e cila doli nga karantina dy javore dhe rifilloi punën nga zyra e saj.
Ndërkohë presidenti turk deklaroi ditën e sotme se nëse do ketë rritje të rasteve me Covid-19, Stambolli do të kufizohet.