Koronavirusi: Spanja kapërcen Italinë me numrin e rasteve, por ulet numri i vdekjeve

Evropë

Koronavirusi: Spanja kapërcen Italinë me numrin e rasteve, por ulet numri i vdekjeve

Më: 3 prill 2020 Në ora: 21:58

Spanja e ka kaluar Italinë për numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirusi, por lajmi i mirë është se numri i vdekjeve të regjistruara ka rënë – duke dhënë kështu një fije shprese.

Me 117,710 raste të konfirmuara, Spanja tash është në vend të dytë me numrin e infeksioneve duke qenë menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila ka numër të popullsisë shtatë herë më të lartë.

Numri i vdekjeve të regjistruara në Spanjë ka arritur në 10,935 – që tejkalohet vetëm nga Italia që numëron 13,915 vdekje nga Covid-19.

Por, ajo që është një fije shprese në gjithë këto rekorde të zeza sot është dita e parë gjatë gjithë javës që numri i vdekjeve ka pësuar rënie ku janë shënuar 932 vdekje nga 950 sa ishte dje.

“Rritja e numrit të rasteve të reja sot është 7 për qind që e konfirmon trendin e zvogëlimit të rasteve që ne jemi duke e vëzhguar. Javën e kaluar, kishim rritje për 20 për qind”, ka thënë Maria Jose Rallo, zëvendësshefe e Urgjencave Shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat