Izolimi kthehet në horror për 21 femra në Turqi, gjenden të vrara

Evropë

Izolimi kthehet në horror për 21 femra në Turqi, gjenden të vrara

Më: 4 prill 2020 Në ora: 06:45
Ilustrim

Në Turqi, ditët e karantinës janë kthyer në tragjedi për 21 vajza e gra të cilat janë vrarë në rrethana të dhimbshme, 14 prej tyre, në shtëpi.

Raporti i publikuar sot nga We Will Stop Women’s Murder, evidenton se nga 11 marsi që nisi lockdown e deri më 31 mars janë vrarë 21 femra kurse gjatë gjithë muajit, 29 gjithsej, informon noa.al.

Mes viktimave është Hatice Kurt, 46 vjeçe. Ajo u vra para pak ditësh me pistoletë nga ish burri i saj,

Po ashtu edhe Dilek Kaya. Atë e vrau i fejuari, një ushtar i ushtrisë turke. Rastet e tjera janë të ngjashme: krime familjare nga burra të dhunshëm që i marrin jetën grave.

"Jemi të shqetësuara, – tha në TV, Tulin Oygur, presidente e Republican Women’s Association. Mbyllja në shtëpi, – vijoi ajo, – po shkakton dhunë të gjerë ndaj grave, por edhe ndaj fëmijëve.

Ajo kërkoi që gjykatat të rifillojnë punën e ndërprerë më 13 mars për shkak të COVID-19, si një mundësi që gratë denoncuese të mund të marrin urdhra mbrojtjeje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat