Patriarku ortodoks rus del rrugëve të Moskës për të ndaluar koronavirusin

Evropë

Patriarku ortodoks rus del rrugëve të Moskës për të ndaluar koronavirusin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 09:09
Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill

Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill doli nëpër rrugët e Moskës mëngjesin e së premtes me një ikonë të shenjtë, për t’u lutur për ndalimin e koronavirusit.

Ikona e shenjtë e Virgjëreshës Mari përshkoi 106 kilometra në rrugët e kryeqytetit rus, në një procesion me makina të zeza që u transmetua nga televizioni shtetërore, përpara se të kthehej në katedrale, ku u mbajt dhe një shërbesë.

Patriarku Kirill deklaroi se do ta vazhdojë këtë lloj lutje, në rrugët e Moskës dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kufizuese, të vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Moska konsiderohet epiqendra e Covid-19 në Rusi dhe që prej të hënës ka ndërmarrë masa shtrënguese. Deri tani në Rusi regjistrohen 34 viktima nga koronavirusi dhe mbi 4140 persona të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat