Edhe 4 të tjerë të vdekur nga virusi në Greqi, në total 67 viktima

Evropë

Edhe 4 të tjerë të vdekur nga virusi në Greqi, në total 67 viktima

Më: 4 prill 2020 Në ora: 13:40
Greqi

Katër persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke rritur vdekjet totale në Greqi nga epidemia  në 67. Katër viktimat qenë tre burra dhe një grua. Tre vdiqën në spitalet e Athinës dhe një në të Selanikut, njoftoi stacioni TV Skai.

Të premten u regjistruan 10 vdekje, ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, njoftoi se ka 1,613 raste të koronavirusit në Greqi.

"Muaji tjetër do të jetë jashtëzakonisht i vështirë," tha Nikos Sypsas, një profesor i sëmundjeve infektive,  duke përmendur se kjo periudhë do të jetë vendimtare për një valë të dytë të mundshme të virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat