Më shumë 11 mijë punonjës shëndetësorë janë infektuar me Coronavirus në Itali

Evropë

Më shumë 11 mijë punonjës shëndetësorë janë infektuar me Coronavirus në Itali

Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:00
Ilustrim

Më shumë se 11,000 njerëz të personelit mjekësor janë infektuar në Itali – pak më pak se 10% e totalit zyrtar të infektimeve – dhe rreth 73 mjekë kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe shoqatës së mjekëve.

Carlo Palermo, kreu i sindikatës së mjekëve në spitalet e Italisë, tha se një arsye kryesore për numrin e lartë të infektimeve të doktorëve ishte për shkak se në fillim të shpërndarjes së virusit, mjekët po e trajtonin atë si grip të zakonshëm.

“Një pacient me ethe, kollë ose simptoma të paspecifikuara ka mundur të shkojë te mjeku i tij, i cili ka kontrolluar atë në shtëpi ose në zyrën e tij dhe aty është bërë ngjitja e virusit. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë mjekë familjarë që janë të infektuar.”

Të paktën 14.681 vdekje janë shënuar në Itali dhe 119.827 infeksione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat