Francë: Dy vetë humbin jetën në një sulm me thikë

Evropë

Francë: Dy vetë humbin jetën në një sulm me thikë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Dy vetë humbën jetën dhe disa u plagosën pasi një burrë sulmoi me thikë qytetarët që kishin dalë për të bërë pazare në në një qytet në jug të Lionit, nën izolim nga koronavirusi.

Zyra e prokurorisë anti-terrorizëm i tha agjencisë Associated Press se sulmi ndodhi paradite në Romans-sur-Isere. Autori i dyshuar i sulmit u arrestua nga policia pranë vendit të ngjarjes, e cila tha se ai nuk kishte dokumenta por tha se ishte sudanez dhe kishte lindur në vitin 1987.

Prokurorët nuk mund të konfirmonin lajmin e medias se kishte disa viktima të tjera, nga të cilat tre janë në gjendje të rëndë. Ata nuk kanë përcaktuar nëse sulmi ishte i lidhur me terrorizmin.

Prokuroria tha se po vlerëson nëse sulmi ishte i motivuar nga terrorizmi, por se nuk ka ndërmarrë hapat formale për ta trajtuar si të tillë.

Ashtu si pjesa tjetër e Francës, banorët e qytetit janë të izoluar për shkak të koronavirusit. Viktimat po bënin pazaret e fundjavës në një rrugë ku ka dyqante buke, ëmbëlsirash dhe ushqime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat