Karantina në Spanjë do të zgjatë deri më 25 prill

Evropë

Karantina në Spanjë do të zgjatë deri më 25 prill

Më: 5 prill 2020 Në ora: 12:48
Foto Ilustrim

Kryeministri Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se karantina në Spanjë do të zgjatë deri më 25 prill.Vendimi është marrë në përpjekje që të ndalohet përhapja e coronavirusit, që e ka bërë shtetin spanjoll të dytin në botë sa i përket të vdekurve nga ky infeksion.

“Rrafshimi i kurbës, është objektivi ynë kryesor. Do të qëndrojmë të mbyllur, ndërsa kërkoj nga të gjithë që të sakrifikojnë dhe të rezistojnë. Objektivi i dytë, është ulja e numrit të personave të infektuar dhe arritja e atij niveli, kur për çdo ditë ka më shumë të shëruar se sa të infektuar”, ka thënë kryeministri Sanchez.

Të dhënat  qeverisë spanjolle, bëjnë të ditur se 11,744 persona kanë vdekur nga coronvirusi, ndërsa 57,612 po trajtohen në spital, prej më se 124,700 që janë të infektuar në përgjithësi.

Karantina në Spanjë ka filluar më 14 mars, ndërsa me vendimin e ri të kryeministrit, do të zgjatë për 45 ditë.

Në krahasim me shtetet tjera, Spanja e ka karantinën shumë më të rreptë, pasi askush nuk lejohet të del nga shtëpia pa pasur nevoja serioze, ndërsa nuk lejohen as ushtrimet përjashta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat