Britania në rrugën e Italisë? 708 viktima në një ditë, përfshirë një 5-vjeçar!

Evropë

Britania në rrugën e Italisë? 708 viktima në një ditë, përfshirë një 5-vjeçar!

Më: 5 prill 2020 Në ora: 15:33
Britani

Një fëmijë 5-vjeçar, i cili kishte dhe probleme të tjera shëndetësore është viktima më e re e koronavirusit në Britani.

Bilanci në vend pati një kapërcim të frikshëm me 708 jetë të humbura brenda 24 orësh, duke shkuar gati në një linjë me Italinë apo Spanjën. Kjo e çon në 4.313 totalin e vdekjeve në Britaninë e Madhe, ndërsa numri i infeksioneve të reja shkoi në 41.903. Të infektuarit ne keto 24 orë ndërkohë ishin 3,735 – rritja më e vogël gjatë 4 ditëve të fundit.

Kreu i shërbimit shëndetësor të vendit, NHS, Stephen Poëis, tha në konferencën e fundit për shtyp se shifrat sugjerojnë që shkalla e infeksionit ka filluar të ‘stabilizohej’ pasi numri i rasteve të reja ështe ngadalësuar.

“Por nuk ka vend për vetëkënaqësi”, shtoi ai dhe u bëri thirrje të gjithëve që të respektojnë rreptësisht rregullat e bllokimit, duke përfshirë shmangien e grumbullimeve nëpër parqe apo plazhe.

Sipas profesor Powis: “Ka arsye për të shpresuar se ndryshimet që po shihen në kurbën e infeksioneve dhe numrit të shtrimeve në spital, mund të jenë reflektimi i përfimiteve nga distancimi social”. Ai theksoi se do të duhet edhe një javë tjetër apo dy që ky efekt të shihet më qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat