​Italia planifikon t’i japë fund bllokimit nga koronavirusi

Evropë

​Italia planifikon t’i japë fund bllokimit nga koronavirusi

Më: 5 prill 2020 Në ora: 21:02
Itali

Roma zyrtare regjistroi 525 vdekje të tjera, duke arritur në total 15,887 - më e larta nga çdo vend në botë - megjithatë, kjo shënoi rritjen e saj më të ulët ditore që nga 427 raste të regjistruara më 19 mars.

Numri i personave në kujdesin intensiv (3,977), ra me 17 që nga e premtja, dhe numri i rasteve të reja u rrit në 128.948 nga 124.632, një rritje më e ulët se një ditë më parë.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza sot foli mbi planet për testime më të gjera, si pjesë e një pakete masash të destinuara për të lehtësuar bllokimin e Italisë, të vendosur që nga 9 marsi.

Qeveria po lufton gjithashtu me shkatërrimet ekonomike të shkaktuara nga ndalja e papritur e biznesit në të gjithë vendin.

Speranza ka përshkruar pesë parime rreth të cilave Roma planifikon të menaxhojë të ashtuquajturën 'fazën e dytë' të urgjencës, kur kufizimet e bllokimit do të fillo jnë të ngrihen, por para një kthimi të plotë në kushte normale.

Ai tha se distanca sociale do të duhet të mbetet, me përdorimin më të gjerë të pajisjeve mbrojtëse individuale, siç janë maskat për fytyrë, ndërsa sistemet lokale shëndetësore do të forcohen, për të lejuar një trajtim më të shpejtë dhe më efikas të rasteve të dyshuara të COVID-19.

Testimi dhe 'gjurmimi i kontaktit' do të zgjeroheshin, duke përfshirë përdorimin e aplikacioneve për telefona të zgjuar dhe forma të tjera të teknologjisë digjitale, ndërsa do të ngrihet një rrjet spitalesh i përkushtuar vetëm për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

"Derisa të shpërndahet një vaksinë, ne nuk mund të përjashtojmë një valë të re të virusit," tha Speranza për La Repubblica.

“Ka muaj të vështira përpara. Detyra jonë është të krijojmë kushte për të jetuar me virusin”, shtoi ai.

Bllokimi kombëtar, duke k ufizuar lëvizjet e njerëzve dhe ngrirjen e të gjithë veprimtarive ekonomike jo thelbësore, do të zgjasë zyrtarisht deri në të paktën 13 prill, por pritet që të zgjerohet.

"Nëse nuk jemi të rreptë, rrezikojmë të hedhim poshtë të gjitha përpjekjet që kemi bërë," tha Speranza për të përditshmen ‘Corriere della Sera’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat