Gjermania nuk ka arritur ende kulmin e epidemisë

Evropë

Gjermania nuk ka arritur ende kulmin e epidemisë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Gjermania ende nuk ka arritur kulmin e pandemisë së coronavirusit, dhe sipas kancelarit Helge Brown, masat për të luftuar përhapjen e epidemisë ende duhet të mbeten në vend.

“Detyra e qeverisë federale është të përgatisë qytetarët për kulmin e epidemisë. Koha që pritet të rritet numri i të infektuarve është akoma përpara”, tha Brown për Frankfurter Sonntags Zeitung.

Ai tha se këto masa kanë për qëllim të ngadalësojnë rritjen e numrave të të infektuar nga coronavirusi në mënyrë që të mos mbingarkohen spitalet në Gjermani.

“Në fillim të përhapjes së infeksionit, numri i të infektuarve është dyfishuar në çdo tre ditë. Mund të ndodh që në të ardhmen e afërt të fillojë përsëri dyfishimi i të infektuarve, dhe kjo mund të ndodh pas dhjetë ose më shumë ditësh”, tha Brown.

Perspektiva e një rikthimi në normalitet pas festave të Pashkëve u minimizua nga kryeministri bavarez Markus Söder si dhe kryetari i Berlinit Michael Müller.

“Unë nuk mendoj se është momenti i duhur tani të flasim për masa të kthimit të shpejtë në jetën e përditshme”, tha Söder për Bild am Sonntag.

Kryeministri bavarez ka mbrojtur gjithashtu një paketë gjithëpërfshirëse të stimulimit të rritjes ekonomike pas krizës nga pandemia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat