Përkeqësohet pas 10 ditësh Boris Johnson, dërgohet në spital

Evropë

Përkeqësohet pas 10 ditësh Boris Johnson, dërgohet në spital

Më: 6 prill 2020 Në ora: 04:20
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shtruar në spital, raporton BBC, 10 ditë pasi rezultoi i prekur nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen Covid-19.

Lajmin e konfirmoi edhe Downing Street, selia e Kryeministrit.

Një zëdhënese tha për mediat se Johnson “vazhdonte të kishte simptoma të vazhdueshme të koronavirusit”.

Vendimi për shtrimin në spital u pëshkrua si një masë e marrë pas këshillimit nga mjeku i tij.

Johnson do të vazhdojë të drejtojë kabinetin qeveritar edhe pse deri tani ka pasur kollë dhe temperaturë të lartë, çka ka bërë që të shtrohet për testime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat