Tadiç: Vuçiqi po zhvillon fushatën më brutale, është mbi ligjin dhe sillet si edukator special i kombit

Evropë

Tadiç: Vuçiqi po zhvillon fushatën më brutale, është mbi ligjin dhe sillet si edukator special i kombit

Nga: F. B. Më: 6 prill 2020 Në ora: 09:30
Aleksandër Vuçiq

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiç ka deklaruar se krahas luftës së përhapjes së virusit Corona dhe “mbi arsyetimin” e kësaj lufte , Vuçiq po “zhvillon fushatën më brutale në historinë e re të Serbisë”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

"Vuçiq nuk është vetëm njeri mbi të gjitha ligjet por edhe edukatori special i kombit që në adresimet e përditshme orveliane vetë personalisht merret me secilin detaj, secili vendim varet nga vullneti i tij, secila ndihme vjen nga kontaktet e tij personale e kështu me radhë” tha Tadiç ish-presidenti i Serbisë.

“Me këtë krijohet përshtypja e rrejshme se nga ai varet jeta apo vdekja e njeriut në Serbi dhe të gjithë ata që mbijetojnë duhet atij me i kanë falënderues”, tha Tadiç.

Ai shtoi se është e qartë se “mjekë të caktuar janë përzgjedhur që të jenë mjekë media dhe të mbështesin masat e këtij pushteti”.

"Kështu kemi ardhur në situatën komike dhe të rrezikshme që mjekët që i drejtohen opinionit gjithnjë e më shumë bëhen politikan, ndërsa Vuçiq merr rolin e mjekut. Nuk do ishte çudi që pas kësaj shëtitje mediale në mjekësi, pasuesit e tij fanatik të kërkojnë të ju shkruaj receta” tha ai.

Tadiç tha se nuk ka besim në mjekët që iu drejtojnë kritika qytetarëve, ndërsa asnjë kritikë për pushtetin që vazhdon të përqesh virusin në kohën e infektimit të gjithë këtyre qytetarëve.

" Siç kam theksuar nevojën që para bojkotit të gjithë së bashku të diskutojmë për aspektet dhe të dalim me qëndrim unik edhe sot konsideroj se në situatën e krijuar dhe sjelljen  pushtetit gjatë kësaj krize do ishte përgjegjësi që të gjithë së bashku të diskutojmë vendimin e bojkotit” tha Tadiç i pyetur rreth zgjedhjeve.

Ai vlerësoi se rrjedha e ngjarjeve do jetë i tillë që opozita tash ka akoma më shumë arsye për bojkot, por vendimi më përgjegjës edhe adekuat do të ishte heqja dorë nga bojkoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat