Më shumë se 100 mjekë të vdekur nga koronavirusi në Itali

Evropë

Më shumë se 100 mjekë të vdekur nga koronavirusi në Itali

Më: 6 prill 2020 Në ora: 15:10
Ilustrim

Më shumë se 100 mjekë kanë vdekur nga koronavirusi në Itali, deri më tani.

Stafi i spitalit i traumatizuar ka pyetur se ‘kush e ka rendin’, siç raporton Daily Mail, pasi 80 mjekë dhe 21 infermierë vdiqën nga sëmundja.

Dy infermierë bënë vetëvrasje që nga shpërthimi, i cili ka vrarë më shumë se 15.800 dhe infektuar 124.600 në Itali.

Gjithsej 300 mjekë u infektuan në një spital në Lombardi – zona e prekur më së shumti nga virusi – ndërsa 12,000 punonjësi shëndetësor janë diagnostikuar me COVID-19 në të gjithë vendin.

Autoritetet tani kanë filluar të forcojnë kujdesin parësor në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit, i cili thotë se ofrimi i kujdesit shëndetësor parësor duhet të jetë një përparësi për qeveritë menjëherë pas aftësive të kujdesit intensiv.

Në provincën e Bergamos gjashtë njësi speciale të mjekëve filluan të veprojnë më 19 mars, secila e pajisur për të vizituar njerëz të sëmurë në shtëpi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat