Banorët e Napolit vendosin shportat poshtë ballkonit, plot me ushqime – për t’i ndihmuar të varfrit në kohën e coronavirusit - Bota Sot
Banorët e Napolit vendosin shportat poshtë ballkonit, plot me ushqime – për t’i ndihmuar të varfrit në kohën e coronavirusit

Evropë

Banorët e Napolit vendosin shportat poshtë ballkonit, plot me ushqime – për t’i ndihmuar të varfrit në kohën e coronavirusit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Angelo Picone përmes një shporte të varur me litar nga ballkoni i tij, e mbushë atë plotë me ushqim, për njerëzit në nevojë gjatë pandemisë së coronavirusit.

“Nëse mundeni, vendosni diçka. Nëse nuk mundeni, merreni atë që ju nevojitet”, thotë Picone një artist në Napoli.

Picone po përpiqet të përçojë mesazh tek vendi ku jeton, në përpjekje për të ushqyer një numër në rritje të të varfërve gjatë pandemisë së coronavirusit.

Covid-10 u ka marrë jetën zyrtarisht afro 200 personave në Napoli, dhe më shumë se 15 mijë njerëzve në të gjithë Italinë.

Virusi gjithashtu ka shkatërruar ekonominë e vendit, duke lënë miliona të papunë.

Kjo i bën “shportat e solidaritetit” të ngarkuara me ushqim, si të rëndësishme, dhe një nga momentet më surreale në historinë e qytetit.

“Kjo është një shenjë e veçantë e solidaritetit”, thotë Picone.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat