Bosnja siguron 150 mijë teste të reja për koronavirus

Evropë

Bosnja siguron 150 mijë teste të reja për koronavirus

Më: 6 prill 2020 Në ora: 20:09
Foto

Kryeministri federal Fadil Novalic ka njoftuar se 150,000 teste nga Koreja e Jugut, të blera nga Qeveria e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë mbërritur të hënën.

“Siç ishte premtuar, përveç 20,000 testeve fillestare, kemi blerë dhe dorëzuar në Bosnje dhe Hercegovinë një shtesë prej 150,000 testesh, të cilat do t’i dorëzohen institucioneve shëndetësore në të gjithë Federatën,” tha Novalic, raporton Sarajevo Times.

Deri më tani, 39 njerëz nga zona e Kantonit të Hercegovinës Perëndimore janë infektuar me koronavirus.

Numri i infektuar në Bosnje tani ka arritur në 659.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat