Letra rrëqethëse e mjekut italian për të bijën e viktimës: Babanë e përqafova unë në vendin tënd

Evropë

Letra rrëqethëse e mjekut italian për të bijën e viktimës: Babanë e përqafova unë në vendin tënd

Më: 6 prill 2020 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Një mjek në Crema të Italisë po bën ç’është e mundur që pacientët e prekur nga Covid-19 të shpëtojnë, ose të paktën t’i kalojnë sa më mirë momentet e tyre të fundit.

Njëri prej pacientëve të mjekut fatkeqësisht ndërroi jetë në spital, ndërsa mjeku i shkroi të bijës së viktimës një letër që ka rrëqethur rrjetin.

Duke qenë se vajza nuk kishte pasur mundësi ta takonte për herë të fundit të atin dhe po kalon një periudhë të vështirë pasi edhe e ëma është në gjendje të rëndë, mjeku i ka nisur një letër.

Ai i shkruan se babai i saj iku pa dhimbje dhe përqafimin e fundit ia kishte dhënë ai për të bijën që s’mundi të ndodhej aty.

“Babanë e përqafova unë në vendin tënd, para se ta dërgonim në dhomën e kujdesit intensiv.

I thashë se do e shtronim dhe do shërohej. Ne bëmë gjithçka ishte e mundur.Ne u munduam shumë që babai yt të mos ndihej vetëm duke treguar vëmendje të vazhdueshme dhe ai nuk kishte frikë.

Unë u mundova shumë, i dhashë gjithë oksigjenin e mundur.Nuk doja që të shkonte kështu, gjithsesi nëse ju bën të ndiheni më mirë, dua t’ju them se ai nuk vuajti, sepse personalisht u kujdesa shumë për të.”- janë fjalët e mjekut në letër.

Brenda 24 orëve të fundit, Italia ka regjistruar 636 jetë të humbura, duke e çuar në 16,523 numrin e tyre total.Gjithashu, 132,547 persona janë konfirmuar të infektuar me Covid-19./Iconstyle

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat